Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se është rritur në 10 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga një zjarri i madh që përfshiu një bllok banesor në qytetin e tretë më të madh spanjoll, Valencia.
Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta, u ndez të enjten mbrëma dhe autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar atë saktësisht.
Mëngjesin e së premtes ishte raportuar fillimisht për katër të vdekur nga zjarri.
Por, të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se e kanë gjetur trupin e viktimës së 10-të të këtij zjarri.
Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në spital për mjekim të premten mbrëma.
Shërbimet emergjente në Valencia thanë se zjarri nisi në katin e katërt të një ndërtese dhe u përhap nëpër bllokun banesor. Autoritetet lokale kanë nisur hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.
Blloku, i përbërë nga dy ndërtesa, u ndërtua në vitin 2008, thanë zyrtarët.
Blloku ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës./REL/