Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat monsun në perëndim të Indisë ka arritur në 218.
Zyrtarët qeveritarë njoftuan se me fillimin e tërheqjes së ujërave të përmbytjes në shtetin Gujarat në dy ditët e fundit, është arritur deri në kufomat e më shumë se 100 personave.
Ndërsa sipas lajmeve në mediat lokale, personat që janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre nga fatkeqësia natyrore kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.