Rritet në 532 numri i të vdekurve nga kolera

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 13:14 | Nga

Është rritur në 80 numri i të vdekurve si rezultat i sulmit me bombë në rajonin Vezir Ekber Han, ku gjenden edhe përfaqësitë diplomatike, në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Këshilltari për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Vahidullah Maxhruh, në një deklaratë për AA theksoi se nga sulmi kanë humbur jetën 80 persona, ndërsa janë plagosur 350 të tjerë, shumica e të cilëve civilë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Jemen është rritur në 532, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës në rrjetet sociale të zyrës së OBSH-së në Jemen, në 253 rajone të Jemenit që nga 27 prilli janë zbuluar më shumë se 65.300 raste të dyshuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme