Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus, gjersa nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është  158.033.

Në total numri i rasteve aktive është 419

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559  doza të vaksinës.

Deri më sot  782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme