Rritet numri i rasteve me sëmundjen misterioze në Kinë

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Pas paraqitjes së një sëmundjeje misterioze të mushkërive, janë konfirmuar katër raste të reja në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se numri zyrtar i personave të prekur në qytet arriti në 45.

Dy pacientë humbën jetën nga sëmundja e mushkërive, e shkaktuar nga një lloj i ri i koronavirusit. Gjithashtu janë evidentuar dhe pesë raste të tjera në gjendje serioze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme