Rritet numri i rasteve të fëmijëve me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Rritja e raste me COVID-19 në ditët e fundit ka ndikuar që në vend të rritet edhe numri i fëmijëve të infektuar nga virusi.

Madje nga të dhënat e publikuara nga MSh, vetëm në 24 orët e fundit nga 4,397 raste, nga mosha 0 deri 9 vjeç janë të prekur mbi 200 fëmijë dhe nga mosha 10 deri 19 vjeç janë të prekur janë mbi 1000 fëmijë.

Për gjendjen e fëmijëve të prekur nga virusi ka folur edhe doktoresha në Pediatri Vlora Nimani. Ajo në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se këto kohë kemu të bëjmë më shumë më ekspozimin e fëmijëve ndaj këyij varianti të COVID.

“Tani kemi të bëjmë me ekspozimin më të madh të fëmijëve karshi variantit Omicron që po dominon kohëve të fundit Kosovë dhe botë në përgjithësi. Ekspozimi i fëmijëve është shkaktari që e ka rritur numrin e rasteve pozitive tek fëmijët”, tha Nimani për Klan Kosovën.

Tutje, Nimani ka theksuar se në mesin e të imfektuarve ka pak fëmijë të imunizuar ndaj COVID-19.

“Për fat të keq kemi shtim të numrit të fëmijëve të cilët vijnë për kontrolle ambulantive dhe të hospitalizuar që janë të pavaksinuar. Në njësinë e kujdesit COVID pozitiv aktualisht i kemi tetë fëmijë të shtrirë, dy prej tyre janë në oksigjeno-terapi me gjendje relativisht stabile – drejt të rëndës. Dominon simptoma respiratorë”, tha ajo.

Të ngjashme