Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të hyjë në një zonë rreziku gjatë 12-muajve të vitit të ardhshëm.
Paralajmërimi ka ardhur nga ekonomistët, të cilët përmes një sondazhi të Bloomberg kanë tërhequr vërejtjen se rreziku i një recensioni të mundshëm ekonomik në këtë vend është rritur në 30 për qind.
Sondazhi u krye më 1 shkurt, përpara se Banka e Anglisë të botonte parashikimet e reja që shohin rritjen më të ngadaltë ekonomike në një dekadë në 2019 dhe një shans pak më të madh se 20 për qind të një recensioni.
Ndërkohë, guvernatori i bankës, Mark Carney, në një konferencë për shtyp tha se një BREXIT pa marrëveshje do të rriste probabilitetin e një tkurrjeje të ekonomisë së vendit, përcjell Telegrafi.
Më herët, menjëherë pas votimit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, ekonomistët parashikuan një recension të mundshëm në masën 50 për qind, por ekonomia vazhdoi të zgjerohej, duke “hedhur poshtë” parashikimet e tyre.
Lexo po ashtu:
Teknologjia financiare pritet të godasë sistemin bankar
Teknologjia financiare pritet të godasë sistemin bankar
Guvernatori i Bankës Qendrore të Japonisë, Haruhiko Kuroda, tha se kompanitë e teknologjisë financiare, e njohur si Fintech, mund të shkaktojnë ndërprerje të sistemit bankar në ekonomitë e zhvilluara.
Kuroda këto komente i bëri në Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos, duke shtuar se kompanitë e mëdha të teknologjisë zakonisht specializohen në pagesat dhe shlyerjet se sa në pranimin e depozitave dhe huadhënien, duke shtuar se këto mund të godasin sektorin bankar në mënyrë serioze.
Të njëjtin problem e paraqiti edhe Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.
“Duhen mbikëqyrur këto situata. Le të themi se disa shërbime bazë apo institucione mbyllen përkohësisht, çfarë do të bëjë sistemi për këtë? Është një fushë ku duhet punuar shumë”, tha Carney.