Rritët sërish numri i vdekjeve, 32 viktima brenda ditës

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1612 raste pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 13.953 mostrave të dyshimta për Sars COV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2460 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 119.471. Janë 26.524 raste aktive.

Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë administruar 20.618 doza të vaksinës anti-COVID, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë administruar 862.224 doza.

May be an image of text


Të ngjashme