Shkelja e Ligjit kundër duhanit është rritur në mënyrë enorme. Një pohim të tillë e kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Faik Hoti, zëdhënës në MSH, ka thënë për “Kohën Ditore” se sipas të dhënave të Inspektoratit Sanitar që është në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, gjatë vitit 2017, në këtë sektor janë kryer 314 inspektime dhe në Gjykatë për shqiptim të dënimeve janë dërguar 50 fletëparaqitje.
Shkelja e këtij ligji ka ngre shqetësimet, posaçërisht të prindërve dhe atë për lokalet hoteliere në afërsi të shkollave.
Nuk janë të pakta rastet kur Samire Hoxha është përplasur verbalisht me gra e burra të tjerë, që po pinin duhan brenda lokaleve ku shërbehen ushqime, gjithandej në pjesën e vjetër të qytetit, në Prishtinë…