Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin dhjetor 2023.
Sipas njoftimit nga ASK-ja, ka rritje të skemë për pensionet për paraplegjikë dhe tetraplegjikë në dhjetor 2023, krahasuar me dhjetor 2022.
Në muajin dhjetor 2023, nga skema për pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike kanë përfituar 3 006, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 2 542 perfitues, vërehet një rritje prej 18,3%.
Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë
Në muajin dhjetor 2023, krahasuar me muajin dhjetor 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,7%); skema për pensionet e Trepçës (-18,7%); skema e ndihmës sociale (-11,3%) skema për pensionet familjare (-10,9%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,5%).
Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë
Në muajin dhjetor 2023, krahasuar me muajin dhjetor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (13,1%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (6,2%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,9%); skema e pensioneve bazike të moshës (4,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,2%); skema e kompensimeve për personat e verbër (2,0%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,7%); skema për veteranët e luftës (0,1%).