Rritet vlera e mjeteve të kontribuesve pensionalë

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 23:22 | Nga

Vlera e mjeteve të kontribuuesve pensionalë është shtuar mbi 300 milionë euro.

Kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale, Ymer Havolli, ka thënë se prej themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës e deri më 16 gusht 2016, kthimi bruto nga investimet është rreth 304 milionë euro.

“Përmbi 300 milionë euro është shtuar vlera e mjeteve të kontribuuesve pensionalë nga investimi i tyre në tragjet financiare”, ka deklaruar Havolli për “Epokën e re”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme