Përfaqësuesja e Kosovës po rritet dita ditës edhe më shumë.
Në ndeshjen ndaj Islandës, djelmoshat e Albert Bunjakut u mposhtën minimalisht 1-2 por që treguan lojë tejet të mirë.
Por pas këtij grumbullimi, ka pasur rritje edhe vlera totale e Përfaqësueses sonë duke lënë mbrapa edhe shumë Kombëtare me emër.
Aktualisht vlera e Kosovës në ueb faqen e njohur ‘transfermarkt’ është rritur në 30,2 milionë euro.
Kësisoj Kosova ka lënë mbrapa kundërshtarin e parë të grupit Finlandën me 24,3 milionë euro, Gjeorgjinë me 24 milionë, Bjellorusinë me 21,8 milionë, Bullgarinë me 20,9 mln dhe Maqedoninë me 17.8 milionë euro.
Lojtari me vlerën më të madhe në Përfaqësuese është super talenti, Arber Zeneli që ka një vlerë prej 5,5 milionë euro.
Në pozitën e dytë është Valon Berisha me një vlerë prej 3 milionë euro, ndërsa pas tij ndodhet Milot Rashica me 2,750,000.
Kjo vlerë pritet të rritet ende pas paraqitjeve të mira të lojtarëve tanë në klubet e tyre dhe me Përfaqësuesen.