Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në rajonin e Ballkanit gjatë muajit qershor, sipas një përmbledhjeje të publikuar nga Kos Data.
Sipas të dhënave të raportuara, inflacioni në Kosovë ka arritur në 6.0 për qind, duke e renditur vendin të parin në rajon për rritjen e çmimeve të konsumit.
Pas Kosovës renditen Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina, me një normë inflacioni prej 5.6 për qind, ndërsa Kroacia ka shënuar 4.5 për qind dhe Greqia 4.4 për qind.
Në pjesën tjetër të rajonit, Mali i Zi ka regjistruar inflacion prej 3.6 për qind, Maqedonia e Veriut 3.4 për qind, ndërsa Shqipëria 3.2 për qind. Normën më të ulët të inflacionit në Ballkan gjatë kësaj periudhe e ka pasur Serbia, me 2.7 për qind.