Shkolla fillore e mesme e ultë “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka kaluar në mësim online, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur shkolla përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social, Facebook, përcjell Klankosova.tv.
Aty bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT-in.
Njoftim i tyre i plotë:
Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!
Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.
Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.
Ky vendim është marrë pas shyqrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.
Respektoni rregullat!
Me respekt, Prishtinë, më 17 janar 2022
Drejtoria dhe TASK FORCA e shkollës