Rritja e Lis Shoshit është e vazhdueshme. Pas shkollimit në SHBA, me karrierë profesioniste nisi në Kosovë, pastaj kaloi në Lituani, nga aty në Izrael dhe në sezonin që është në prag do të luajë në Bundesligë, me skuadrën S. Oliver Wuerzburg.
Por para se të nisë me ndeshje në Gjermani, ka disa me Kosovën, e që shpreson të përfundojnë ashtu siç dëshiron ai dhe lojtarët e tjerë, shkruan sot Koha Ditore.
Qendra 25-vjeçare ka nisur përgatitjet me përfaqësuesen për parakualifikimet e “Eurbasket 2021” dhe ndeshjet luhen në muajin gusht. Kosova është në grup me Luksemburgun e Britaninë e Madhe dhe shpreson të zërë vendin e parë në grup, pasi vetëm kështu mund të sigurojë kualifikimet e rregullta.
Skuadra e tij e re S. Oliver Wuerzburg, edicionin e fundit arriti në finale të FIBA Europe Cup. Sivjet ambiciet janë edhe më të mëdha, sipas Shoshit.