Ekonomia amerikane krijoi më shumë vende pune sesa pritej në dhjetor, bënë të ditur të dhënat e Qeverisë në Shtetet e Bashkuara.
Punëdhënësit shtuan 312,000 vende pune, shumë më shumë se parashikimet për 177,000, tha Departamenti i Punës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mirëpriti shifrat përmes një postimi në Twitter.
Analistët thonë se rritja e punësimit tregon se ekonomia amerikane mbetet e shëndetshme – pavarësisht nga frika për një ngadalësim që ka goditur tregun e aksioneve në muajt e fundit.
Dollari amerikan shënoi rritje pas publikimit të shifrave të premten.
Edhe indekset kryesore të aksioneve në SHBA u hapën më lart se një ditë më parë./REL