Rrjedhje gazi në hyrjen e portit të Durrësit, 4 punonjës në spital

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 12:41 | Nga

Rrjedhje gazi në hyrjen numër 4 të Portit të Durrësit. Mësohet se 4 punonjës sigurie të këtij porti kanë përfunduar në spital paraditen e sotme.
Policia bën me dije se te hyrja e katërt e portit, te Ura e Daljanit, ka patur rrjedhje gazi dhe si pasojë rojet kanë paraqitur probleme shëndetësore për shkak të ajrit të rënduar.

Mësohet se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por ende nuk ka detaje për shkakun e rrjedhjes së gazit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme