Rrjetet sociale me përmbajtje ekstremiste, shkak i radikalizimit

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 12:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të lansojë Raportin Vlerësimi i gjerë i perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)

Për të vlerësuar perceptimin e kosovarëve mbi çështjen e radikalizimit është bërë një anketë në 38 komunat e Kosovës, janë organizuar fokus grupe duke përfshirë aktorë qeveritarë, përfaqësues ndërkombëtar, udhëheqës të institucioneve edukative dhe studentë, gra dhe të rinj, raporton Ekonomia Online.

Alessandra Roccasavo zëvendëspërfaqësuesja e përgjithshme e UNDP-së, gjatë prezantimit të të gjeturave tha se ky hulumtim është bërë në kuadër të kornizës globale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

“43 për qind nga të anketuarit besojnë se radikalizimi shtyhet nga stimulimet ekonomike, 42.9 për qind e listojnë izolimin si një tregues të radikalizimit si dhe 44.4 për qind përfshirjen me përmbajtje ekstremiste në media sociale, 59.7 për qind e kosovarëve si shenjë radikalizimi e shohin ndryshimin e pamjes së jashtme, ndërsa 34.7 për qind të anketuarve kanë thënë se të kenë parë udhëheqës të arsimit teksa pëlqejnë dhe shkëmbejnë faqe dhe media ekstremiste në mediet sociale”, tha ajo.

Gjithashtu ajo tha se sipas publikimit, 92.6 për qind e kosovarëve të anketuar besojnë se interneti luan një rol të qartë në radikalizim. Facebooku, YouTube dhe dhomat e “chatit” ose forumet janë parë si platformat më të përdorura për vet radikalizim.

Ndërsa, 62.7 për qind e kosovarëve të anketuar besojnë se radikalizmi është duke ndodhur në komunitetet e tyre lokale, 47.4 për qind besojnë se ka pika të nxehta specifike të radikalizmit dhe ceken që ato të jenë xhamitë dhe 34.4 për qind medresetë.

Shumica e të anketuarve shohin familjen si strukturën më të rëndësishme sociale për të ndihmuar në parandalimin e radikalizimit.

Si rekomandim ka dalë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe aktorë tjerë kryesorë do të duhej të luajnë një rol më të madh në ekzekutimin e strategjisë kombëtare të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm. Aktorët ndërkombëtarë duhet të marrin përgjegjësi në asistim të implementimit.

 

Të ngjashme