Rrjeti i Grave të Kosovës: Shteti po dështon t’i mbrojë gratë dhe fëmijët

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 13:17 | Nga

Për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Bretkovc të Gjakovës ka reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

“Të indinjuara nga papërgjegjësia e organeve të rendit dhe sigurisë, të shqetësuara nga mos interesimi për jetërat e grave dhe vajzave në vendin tonë, të tmerruara nga vrasjet makabre që po u bëhen grave dhe vajzave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i bën thirrje shoqërisë kosovare: Mjaft më me Vrasjen e Grave dhe Vajzave!”, thuhet në reagim.

Reagimi sqaron disa rrethana të vrasjes ndërsa ngrit dilemën nëse institucionet do kishin reaguar me kohë vrasja mund të ishte parandaluar.

”Është koha e fundit të reagojmë ndaj vrasësve të grave dhe vajzave. Është mëse e rëndësishme të vihen para drejtësisë kryesit e dhunës. Është mëse e rëndësishme që intitucionet përgjegjëse dhe individ që veprojnë në këto institucione të marrin ndëshkimin e duhur nga shoqëria. Ndëshkim moral dhe ndëshkim ligjor për mbrojtësit e vrasësve, për mirëmbajtësit e rendit patriarkal, për të cilët jeta e grave dhe e vajzave nuk ka kurrëfar vlere”, thuhet në reagim.

Ndryshe, detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë sot gjatë ditës për Gazetën Express, kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj.

 

Të ngjashme