Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka mbledhur 158 organizata anëtare në Kuvendin e 17-të vjetor, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht u mbajt 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Aty u tha se RrGK-ja ka kërkuar llogaridhënie për rastet e dhunës ndaj grave.
Sipas tyre sistemi i drejtësisë ka dështuar në këtë aspekt pasi nuk ka arritur të ndëshkojë sulmuesit.
RrGK ka ndarë edhe çmimin vjetor “Sevdije Ahmeti” për Luljeta Pula-Beqirin për kontributin që ka dhënë për gratë gjatë viteve të 90-ta.
Kryetarja e bordit të RrGK-së, Ariana Qosja, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë mbrojtjen e viktimave dhe dënimin e dhunuesve.
“T’i qojmë përpara misioni dhe aktivitetet. Disa aktivitetet 12 muajt e fundit, punë të palodhshme në teren për interesat e grave, kemi kërkuar llogaridhënie, kemi bërë protesta”.
“Sistemi drejtësisë ka dështuar, ku ka pasur viktima, kemi thënë mjaft me pandëshkueshmëri. Vetëm këtë vit janë tetë viktima në mesin e tyre edhe fëmijë”, tha ajo.
Ajo përmendi disa nga sfidat, largimin e të rinjve nga Kosova, punësimin e ultë të grave, si dhe çështjen e trashëgimisë te gratë.
“Kemi nevoje të punojmë, afrimi i vajzave te reja të jenë pjese e kësaj lëvizje të jenë kontribuues në procese. Ideja e largimit nga Kosova është shumë prezent. Ata e shprehin nevojën për punësim, te vendimmarrja duhet t’i ofrojmë, t’i kemi sa më afër”.
“…jemi me punësim më të ulët në rajon të grave. Trashëgimia ende mbetet sfidë, 7.5 për qind e grave kanë trashëgimi prej familjes 15 për qind ka trashëgimi në emër të grave. Gratë s’mund të marrin kredi pasi nuk kanë pronë në emër të tyre. Më pak se 10 për qind kanë biznes në emër te vet”, tha ajo.
Gjylieta Mushkolaj, profesoreshë në Fakultetin Juridik, tha se Rrjeti është duke punuar që të krijojë një mjedis ku vlerat e kushtetues s’do jenë vetëm në letër.
“Sa punë e madhe qe është bërë. Raportet vjetori më rikujtuan jo vetëm rrugëtimin e gjatë e të vështirë, por edhe atë se formësimit të këtij vendi që është kontribut i fuqishëm i grave”.
“Ligji për barazi gjinore dhe diskriminimin ishin rezultat i juaji. Rrjeti ishte i vetëdijshme se Kushtetuta është instrument i fuqishëm, por ka edhe limite. Nevojiten institucione dhe vullnet politik për të ecur përpara”.
“Gratë u përfshinë në konturat punuese për Kushtetutë ku në çdo faqe të Atihsarit kishin depërtuar thirrjet dhe punimet e RrGK-së. Rrjeti bëri që Kushtetuta të trajtojë ndryshe gratë dhe grupet tjera në Kosovë. RrGK përveç që punoi për barazi gjinore punoi në Kushtetutë edhe për grupet që ishin pa zë si LGBTI”
“Rrjeti ka fituar shumë beteja dhe lufta, por ka ende shumë për të bërë. Jam shume e emocionuar që sot do të ndahet çmimi për Sevdije Ahmetin, gruan e cila luftoi tabutë”.
Vetone Veliu, drejtoreshe ekzekutive nga Shoqata e Grave të Mitrovicës, tha se gratë janë të afta që të bëjnë ndryshime në çdo aspekt, raporton EO.
“Neve si gra kemi aftësi të bëjmë ndryshime të vogla brenda familjeve. Një grup i vogël mundemi me bë ndryshime edhe me të mëdha në një rrjet më te gjerë, mundemi ndryshime të mëdha me bë veç si pjesë e rrjetit. Është bërë një punë pozitive për te gjitha gratë. Rrjeti na ka fuqizuar neve si gra si organizata”.
RrGK-ja është angazhuar dhe ka punuar drejt zbatimit të Strategjisë 2019-2022, duke u fokusuar në aktivitetet gjatë vitit 2019, në 6 fusha: Fuqizimi i Lëvizjes Feministe në Kosovë, gratë në Politike dhevendimmarrje, të drejtat e grave në kujdesin shëndetësor, jeta pa dhunë me bazë gjinore, fuqizimi ekonomik i grave, përmirësimi i qasjes në edukimin cilësor dhe të ndjeshëm gjinor.