Në fshatin Vrellë të Istogut raportohet se një derisa ishte duke lëvizur me moto kultivator nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi si dhe dy pasagjerë, dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor dhe nga lëndimet e marra drejtuesi ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.