Policia e Kosovës njofton se në fshatin Bajgorë të Mitrovicës në mesditën e djeshme një person derisa ishte duke drejtuar automjetin me targa vendore, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Si pasojë e aksidentit, dy viktimat një mashkull dhe një femër K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.