Një stuhi e fuqishme po ndodh në Malin e Zi dhe Shqipëri, në zonën veriperëndimore, duke sjellë reshje rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të ashpra rrufesh.
Raportohet se hiç më pak se 17 mijë sosh kanë goditur disa zona.
Nga ky sistem që ka përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi, në orët vijuese pritet të shtrihen edhe lokalisht mbi Kosovë, ndonëse jo me këtë potencial.
Kjo gjendje do të vazhdojë kohë pas kohe deri të premten për zonat bregdetare, përderisa në ato të ulëta dhe malore, reshjet do të mbesin prezent me karakter lokal.