Së paku 18 persona kanë humbur jetën gjatë goditjes së rrufesë në rajonin Bihara, në lindje të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Zyra për katastrofat natyrore bëhet e ditur se në rajone të ndryshme kanë vdekur 18 persona.
Më tej theksohet se këtë rajon dje e përfshiu mot shumë i ligë, i cili zgjat edhe sot.
Sezoni i shirave monsun në Indi është periudha kur shpesh herë ka goditje të rrufeve.