Rrufeja godet për vdekje 33 vjeçaren në bjeshkët e Deçanit

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka vdekur sot në bjeshkët e Deçanit pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Sipas Policisë ata janë informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjellur nga qytetarët në QKMF-Deçan.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur  1986  f/k/sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjës, të cilët janë duke u marrë me rastin”.

“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të ngjashme