Një grua ka vdekur pasi u godit nga rrufeja përderisa ishte duke u ngjitur në një mal që ndodhet afër brigjeve perëndimore të Skocisë.
Gruaja 55 vjeçe, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte duke u ngjitur afër qytetit Glencoe të shtunën në mbrëmje kur ajo dhe një person tjetër u goditën nga rrufeja.
Policia e Skocisë njoftoi se të dy personat u dërguan në spitalin e Fort Ëilliamit përmes helikopterit, por gruaja vdiq për shkak të lëndimeve. Personi tjetër ndodhet në gjendje stabile. Autoritetet i kanë informuar të afërmit e gruas për vdekjen e saj.
Për gjetjen e grupit të goditur nga rrufeja u përdorën helikopterët e shërbimit shëndetësor dhe u angazhuan edhe rojet bregdetare. Personat që ishin duke u ngjitur në mal ndodheshin në një mal që është vetëm pesë kilometra larg Ben Nevisit, e cila është maja më e lartë në Britaninë e Madhe.
Inspektorja Isla Campbell tha: “Jemi mirënjohës për përpjekjet dhe reagimin profesional të agjencive partnere në këtë incident tragjik dhe ia shprehim ngushëllimet tona familjes së gruas së vdekur”, shkruan “The Guardian”.