Rruga Drenas – Guri i Plakës vazhdon të jetë e bllokuar

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Rruga Drenas – Guri i Plakës vazhdon të jetë e bllokuar si shkak i reshjeve të mëdha të shiut që vërshuan këtë zonë, ndërsa rrugët e tjera janë bërë të kalueshme por kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kërkon që të bëhet kujdes.

“Ju falënderoj për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës në situatën e vërshimeve. Aktualisht, janë ndalur reshjet dhe rruga e vetme e bllokuar është rruga Drenas-Guri i Plakës, rrugët tjera të cilat kanë qenë të bllokuara, janë të kalueshme, por, kërkohet kujdes. Angazhimet me prioritet për ujin te Lokalet e reja, afër Stacionit të Autobusëve po japin rezultat dhe së shpejti situata do të përmirësohet. Qytetarë të nderuar,  Respektoni vendimet e organeve kompetente, jepni ndihmë ku mundeni për tejkalim të situatës dhe shtoni kujdesin!”, ka shkruar Lladrovci.

Të ngjashme