Ministria e Infrastrukturës, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se do të bëhet mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit).
Sipas MI-së, kjo po ndodhë për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike.
“Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) sipas datave dhe orareve të mëposhtme”, thuhet në njoftim.
Këto janë oraret e mbylljes së kësaj rruge:
E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00
E shtunë – 8 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00
Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.