Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rruga “Nazim Gafurri”, sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve, e kjo për shkak të punimeve të asfaltimit.
” Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë:
Rruga “Nazim Gafurri” sot është e mbyllur për qarkullim të automjeteve për shkak të punimeve të asfaltimit.
Stacioni i fundit i linjës numër 4 të Trafikut Urban sot do të jetë në rrugën “UÇK” përballë ndërtesës së vjetër të Komunës.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptim dhe i lusim që të planifkojnë qarkullimin e tyre bazuar në këtë informatë.