Rrugëtimi evropian i Ballkanit zhvendoset në Ligën e Konferencës, përballet me Larnen

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Ballkani gaboi pa fund dhe humbi 4-0 në Bullgari përballë Ludogoretsit, duke i thënë lamtumirë Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës ishin hija e vetvetes krahasuar me sfidën e parë të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku luajtën një ndeshje fantastike dhe fituan 2-0. Por, kampionët e Bullgarisë nuk e kishin thënë fjalën e fundit, shfrytëzuan pasiguritë dhe gafat e djemve të Ilir Dajës dhe festuan kualifikimin.

Ganezi Bernard Tekpetey ndëshkoi dy herë Enea Koliçin në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën edhe golat e argjentinasit Matias Tissera dhe brazilianit Caio Vidal. Rrugëtimi evropian i Ballkanit zhvendoset në Ligën e Konferencës. Me skuadrën nga Theranda që do të sfidojë në turin e dytë me Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.

Të ngjashme