Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka shpërfillur kërkesën e Komisionit për buxhet dhe financa që të sjellë listën me paga të punëtorëve, shkaku i tejkalimit të shpenzimeve për paga dhe mëditje dhe kontrata me produksione të jashtme.
Kështu kanë thënë nga ky komision parlamentar.
Gazeta ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Bordit, Ismet Bexheti, por ai ka qenë i pa-qasshëm.
Ndërsa anëtari i Bordit të RTK-së, Naim Gashi, ka thënë se Bordi zyrtarisht nuk e ka kërkuar asnjëherë listën me paga të punëtorëve, edhe pse individualisht e kishte kërkuar që nga shkurti. (Koha Ditore)