RTK-së i ndahen 8 hektarë në Çagllavicë për objektin e ri, po shqyrtohet mundësia e financimit

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 14:03 | Nga Mehemet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administratës Publike (MAP) i ka ndarë Radio Televizioni i Kosovës (RTK) një hapësirë prej 8 hektarësh në Çagllavicë të Prishtinës për ndërtimin e objektit të ri.

Kjo u bë e ditur pas nënshkrimit të Marrëveshjeje së Mirëkuptimit, ndërmjet ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, raporton Ekonomia Online.

Ministri Yagcilar, tha se ky është lajm i rëndësishëm sepse sipas tij, RTK ka nevojë për hapësirë më të mirë në mënyrë që prodhimet e televizionit publik të jenë më të mëdha. Ai tha se do të bëhen kërkesat për të siguruar lejen e ndërtimit nga komuna e Prishtinës.

“Sot nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit sa i përket rregullimit te hapësirave. Trualli ku planifikohet të ndërtohet objekti është në pjesën ku MAP ka realizuar marrëveshje me komunën e Prishtinës dhe janë kushtet që kanë siguruar nga aspekti i planit urbanistik. Do të jetë hapësirë e mjaftueshme, do të plotësojë kushtet”.

“Do të vazhdojmë me hapat për të plotësuar kushtet në ndërtimin e hapësirave të nevojshme. Kadastra është në Çagllavicë në Prishtinë. Është lajm i rëndësishëm sepse RTK ka nevojë për hapësire më të mirë që cilësia dhe lajmet të jetë më efikase”.

“Është hapësirë prej 8 hektarë, do të ndihmojmë që të sigurohen parakushtet për realizimin e projektit i cili do të hartohet nga RTK, pastaj do të dërgojmë kërkesat në komunën e Prishtinës për të marrë lejen përfundimtare e cila është ajo e ndërtimit”.

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala, e ka quajtur historik këtë marrëveshje pasi tha se punojnë në kushte të mjerueshme.

Ai ka thënë se janë duke punuar në planin ideor dhe po shohin mundësitë e financimit të këtij objekti, derisa në këtë pikë ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë.

Shala tha se synojnë që gurthemeli i objektit të vendoset këtë vit, raporton EO.

“Është lajm historik për RTK-në duke marrë parasysh gjendjen në të cilën punojmë, është e mjerueshme. Kjo marrëveshje është historike dhe garantoj që RTK do t’i përmbahet obligimeve e veta. Kemi filluar të shohim mundësitë e financimit, ndonjë kredi të butë, dhe besoj që në këtë drejtim të kemi edhe përkrahjen e qeverisë”.

“Ka të bëjë me një objekt të rëndësisë së veçantë. RTK e ka dëshmuar veten në aspektin profesional dhe e dimë në çfarë hapësira jo adekuate kemi punuar. Pres që shumë shpejt do ta kemi lajmin për financimin, jemi duke punuar në planin ideor, synojmë që gjatë këtij viti të vëmë gurthemelin”.

 

 

Të ngjashme