RTK sulmohet me mjet shpërthyes

| 23 Gus 2016 | 01:05 | Nga

Radio Televizioni publik i Kosovës (RTK) është sulmuar me një mjet shpërthyes, natën e së hënës.

Sipas policisë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, një granatë dore është hedhur rreth ores 22, tek transmetuesi i valëve.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon sulmin “e drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit”

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik RTK, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin e RTK-së, me granatë dore, në vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00.

“Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët tanë ishin në vendet e tyre të punës dhe fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar”, thuhet në një komunikatë shtypi të nënshkruar nga kryetari i SPERK-ut, Gëzim Bimbashi.

SPERTK dënon fuqishëm këtë “akt të shëmtuar të këtyre personave dashakeq, i cili është i drejtuar ndaj të ardhmes së RTK-së dhe gjithë vendit”.

Kjo sindikatë kërkon nga organet e hetuesisë, që sa më parë të zbardhin këtë akt qyqar të drejtuar ndaj mediumit të vetëm publik RTK.

SPERTK thotë se nuk dëshiron të paragjykojë motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet verbale e fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresë të RTK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme