Ruairi O’ Connell: Kosova duhet të lobojë për veten në botë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 11:59 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar  tryezën e diskutimit “Politika e Jashtme Kosovare: Prioritetet dhe Sfidat”.

Në këtë tryezë, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’ Connell tha se dialogu me Serbinë është çështje e rëndësishme për Kosovën.

“Liria e integrimeve, zhvillimi ekonomik është i kufizuar nga mungesa e njohjes së Serbisë. Dialogu me Serbinë është jetik për Kosovën. Politika e jashtme është jetike për vendin. Unë kam disa vërejtje. Kur Kuvendi nuk punon për debate publike është shqetësuese për politikën në vend. Poltika e jashtme varet nga vlerat dhe interesat dhe një nga pikat themelore është miqësia e Kosovës me botën demokratike. Vlerat e Kosovës kanë qenë të orientuara nga demokracia, mbrojtja e të drejtave të njeriut. Ky është themel i Kosovës.  Është shumë e rëndësishme që të investohet energji në dialogun me Serbinë. Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë është pengesë për të dyja shtetet, mirëpo më shumë për Serbinë”.

Ambasadori O’Connell tha se Kosova duhet të lobojë për veten në botë, raporton Ekonomia Online.

“Është shumë e rëndësishme që çdo shtet të ketë një orientim dhe strategji të qartë. Duke folur me diplomatë të Kosovës, nuk është e qartë cili është qëllimi i republikës, cili është prioritet. Kosova si çdo shtet tjetër ka mundësi me dhënë kontributin në botë”, raporton EO.

“Çështjet e brendshme janë pjesë e rëndësishme midis shteteve. Kosova ka nevojë për përkrahje nga jashtë dhe do ta ketë këtë përkrahje. Por kjo d.m.th. që interesat e Kosovës varen pak edhe nga përkrahja botërore dhe kjo përkrahje varet nga kontributi i Kosovës. Sjellja e Kosovës është e rëndësishme që të bindë politikanët e rinj në botë që ta përkrahin Kosovën. Kosova duhet të jetë shtet normal, të ketë sundim të ligjit. Nëse shkon në qeveri, në shtetet në Ballkan përmendet krimi i organizuar, ekstremizmi dhe migrimi ilegal”.

 

Të ngjashme