Rubio takon Merzin në Munih: Partneriteti ShBA-Gjermani duhet thelluar

U.S. Secretary of State Marco Rubio, left, and Germany's Chancellor Friedrich Merz arrive for their meeting in Munich, Germany, Friday, Feb. 13, 2026, at the the Munich Security Conference. (AP Photo/Alex Brandon, Pool)
Prishtinë | 13 Shk 2026 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar të premten në Munih me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka bërë të ditur zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

Në njoftim thuhet se të dy diskutuan për sfidat globale, përfshirë sigurinë e zinxhirit të furnizimit, përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe forcimin e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Sipas njoftimit, Rubio ka vlerësuar kontributin e Gjermanisë për Ukrainën.

“Sekretari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fortë të Gjermanisë ndaj Ukrainës, duke përfshirë më shumë se 76 miliardë dollarë ndihmë që nga viti 2022, dhe ka diskutuar për koordinimin e vazhdueshëm të përpjekjeve për rindërtim”, u tha në njoftimin e DASh-it.

Rubio dhe Merz gjithashtu ripohojnë rëndësinë e thellimit të partneritetit ShBA-Gjermani në të gjitha prioritetet kyçe.

Të ngjashme