Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Rubio ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Ai gjithashtu përmendi mbështetjen që Kosova i jep Shteteve të Bashkuara në adresimin e sfidave globale.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia qytetarëve të Republikës së Kosovës për Ditën e Pavarësisë. SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të forcojnë prosperitetin e të dy vendeve,” thuhet në komunikatën zyrtare”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sekretari Rubio ka shtuar se Uashingtoni pret një bashkëpunim edhe më të fortë me Kosovën në vitet në vijim.
“Derisa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, mezi presim një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Kosovën ndërsa ajo vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, tihuhet tutje në komunikatë.