1.Në Kosovë është duke u rritur shumë numri i sojit të intelektualëve servil që (i shndrroi në hiperproduksion, kjo politikë!) po hanë me dy e tri lugë, si në; “kulacin” e shkencës, ashtu edhe atë të politikës, dhe biznesit!
2.Soji i parë, gjykon me logjikën; sa më servil ndaj pushtetit, aq më i lartë behet çmimi dhe satisfaksioni i tyre sociologjik, kundruall sklerozës së tyre intelektuale! Pastaj, sa më tepër “prostituim” nëpër ideologjitë, koalicionet dhe djallëzitë e pushtetit, aq më tepër privilegje akademike dhe materiale!
3.Soji i dytë, shtiren si ideolog (pra, baballar!) të partive të ndryshme kosovare! Madje, për hirë të ”idealeve” të tyre, disa nga ta (lexo: interesave meskine personale!) kanë fituar tashmë edhe të “drejtën” absolute, që të pranojnë edhe ndonjë “invazion” hipotetik kinez…!