Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma me rastin e gjetjes së trupit të pa jetë të policit Armend Trena, gjatë vizitës së familjes në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit shprehu ngushëllime më të sinqerta.
Suma me rastin e gjetjes së trupit të Policit Armend Trena shprehu falënderim të veçantë për gjithë njësitet e Policisë, FSK-së, Njësitet e Emergjencave (AME), zhytësit, e shumë vullnetarët të tjerë nga komuna e Hanit të Elezit, Kaçanikut dhe nga trojet tjera që u angazhuan për t’i gjetur trupat e pajetë të policëve të aksidentuar.
“Kjo ditë dëshmoi angazhimin dhe përkushtimin e shumë individëve dhe vendosmërinë e tyre për tu angazhuar për dhjetë ditë e natë dhe pa kursyer asgjë për të gjetur trupat e pajetë të policëve të aksidentuar. Familjarëve ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre, policëve tanë Armend Trena dhe Malsor Dashi”.