Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka kërkuar që të mos vazhdohet debati në Kuvend kur nuk ka kuorum, pasi ai ka treguar se kjo nuk është kushtetuese.
Ai, po ashtu, tha se në seancën e cila po vazhdon, po provohet që ata që janë të akuzuar të drejtojnë akuza ndaj të tjerëve, duke iu referuar Frashër Krasniqit të VV-së.
“Kjo foltore të mos tentohet të shndërrohet në një foltore ku dikush e merr rolin e prokurorit e është në bankën e të akuzuarit. Përderisa gjyqësori nuk merr vendime për dikë ne nuk jemi askush që të gjykojmë”, tha Naser Rugova.