Rugova e Haraqia nuk i “shpëtojnë” gjykimit, Apeli kërkon të fillojë shqyrtimi gjyqësor

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 08:33 | Nga

Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqia, si dhe 18 të akuzuarit e tjerë do të ballafaqohen me të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit të enjten ka marrë vendim që të mos e marrë për bazë kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës të bërë nga të akuzuarit. E ka konsideruar si të pabazuar dhe njëkohësisht ka kërkuar që rasti të fillojë të gjykohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Në periudhën për të cilën akuzohet, Ukë Rugova ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së, ndërsa më vonë u bë pjesë e Grupit parlamentar të AKR-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme