Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë se nuk i di arsyet e aksionin të Njësisë Speciale dhe asaj të Krimeve Ekonomike në Istog.
Ai thotë se s’ka informacione nëse ndokush është arrestuar, por ka thënë Policia po e kryen punën e vetë duke e vlerësuar si rutinë aksionin e sotëm.
“Natyrisht që po, është e vërtetë që ka ndodhë një aksion nga policia…Policia e ka punën aty, është normale. Është rutinë ajo punë”, tha Rugova, për Gazetën Sinjali.
Policia e Kosovës aksion të ngjashëm ka zhvilluar edhe në Ministrinë e Bujqësisë ku janë arrestuar disa zyrtarë dhe në Komunën e Lipjanit.