Nasër Rugova nga grupi parlamentar i LDK-së, tha se nga kjo seancë duhet të dilet me rezultate konkrete.
“Duhet të diagnostifikojmë shkaktarët, nga kjo seancë, të dalim me vendime konkrete për qeverinë dhe mekanizmat tjerë që ti plotësojnë masat që miratohen nga kjo seancë. A duhet të mendojmë vetëm kur përballemi me kriza apo me masa konkrete afatgjate. Propozoj që qeveria brenda 90 ditë të fillojë me procedurën e prokurimit me filtra që do zgjidhnin problemin e Kosovës-B, e jo siç është parë për vitin 2019”.
“Çfarë përgjigje është kjo nëse ne nuk marrim vendim, sepse do përballemi njëjtë edhe në dimrin e ardhshëm. Transport urban efikas me katalizator që emetojnë gazrat toksike. Kontrollim të mbeturinave, kontroll të përgjegjshëm dhe verifikim të kontrolleve teknike të automjeteve që dalin në trafik”, tha ai.