Rugova s’e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja në Istog

Istog | 25 Nën 2017 | 09:17 | Nga

Numërimi i të gjitha votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, e sidomos votat me postë, kanë përmbysur rezultatin e balotazhit për kryetar të Komunës së Istogut, ku udhëhiqte kryetari aktual i kësaj komune, Haki Rugova, me 671 vota para kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

Nga numërimi i votave të dhëna jashtë vendvotimeve, Dreshaj del të ketë marrë 1 mijë e 475 vota, ndërsa Haki Rugova vetëm 133, që e nxjerr Dreshajn para Rugovës me 671 vota. Me këtë rezultat Dreshaj e rrëzon Rugovën nga posti i kryetarit pas plot nëntë vjetëve, sa e ka drejtuar ai këtë komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Përmbysja e rezultatit do ta largonte edhe LDK-në nga drejtimi i Istogut për herë të parë që nga viti 2000 dhe do ta bënte AAK-në me tetë komuna, partinë me më së shumti komuna të fituara në zgjedhjet e sivjetme lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme