Një grup që veten e quan “Rugovasit” e ka marrë përsipër sulmin që ka ndodhur mbrëmë tek shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës.
Sipas një e-maili dërguar medieve, ky sulm ishte vetëm paralajmërim dhe “Rugovasit” kërcënojnë se nëse Shala nuk jep dorëheqja nga RTK, jeta e tij është në rrezik.
“Ai njeri e ka ba RTK-në televizion që ia man anën veç Qeverisë. Ai nuk po e qet opozitën veç pse po flet kundra demarkacionit. Sidomos Vetëvendosjen ku ia ka ndalu edhe intervistën që ka pas me majt”, thuhet në reagimin e tyre.
“Rugovasit” i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i marrë seriozisht dhe mos ta bëjë Demarkacionin me Malin e Zi para se me pas viktima.
“Rugovasit” e kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës ashtu si edhe sulmin e para një jave tek objekti i RTK-së.