Rugovasit sërish kanë marrë përsipër sulmin ndaj shtëpisë së Mentor Shalës. Dërguesi, me emrin e njëjtë ka dërguar një email në redaksinë e Telegrafit, ku thuhet se marrin përsipër sulmin ndaj drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.
Email adresa me të njëjtin emër ka marrë përsipër edhe sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Murat Mehës, RTK-së dhe tash kundër drejtorit të RTK-së.
Në email thuhet se sulmi ndaj Shalës ishte veç paralajmërim dhe nëse nuk jep dorëheqje nga RTK-ja, jeta e tij është në rrezik.
Ai njeri e ka bërë RTK-në televizion qe ia man anën vetë Qeverisë.
Ai nuk po e qet opozitën veç pse po flet kundra demarkacionit. Sidomos Vetëvendosjen ku ia ka ndalu edhe intervistën që ka pas me mbajt.
I bëjmë thirrje Qeverisë me na marr seriozisht dhe mos me ba demarkacionin, para se me pas viktima”.