Ruiz nënshkruan kontratën për revanshin me Joshua, ky është vendi ku zhvillohet dueli

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Andy Ruiz Jr ka nënshkruar kontratën për revanshin e shumëpritur me britanikun Anthony Joshua.

Ruiz ka vënë firmën e tij në kontratën që parasheh se revanshi do të zhvillohet në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net.

Promotori i AJ, Eddie Hearn, ka konfirmuar se gjithçka është vendosur, dhe dyshja do të përballen më 7 dhjetor, në Diriyah.

Gjithçka kishte mbetur peng i kërkesave të meksikanit, i cili kërkonte më shumë se 8 milionë funte për revanshin.

Duket se boksieri është pajtuar për kushtet personale, dhe tashmë është mësuar edhe zyrtarisht vendi dhe koha për duelin.

Kujtojmë se duelin e parë e kishte fituar Ruiz, pasi nokautoi katër herë Joshuan, për t’i marrë titujt e kampionit.

Të ngjashme