Rukiqi: Barriera kryesore për rritje të kompanive të vogla është qasja në financa

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 10:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me Bankën Botërore,  kanë organizuar punëtorinë e Gatishmërisë së Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka deklaruar se barriera kryesore për rritje të kompanive të vogla është qasja në financa.

“Ne në analizat tona vjetore çdo vit i identifikojmë barrierat kyçe të të bërit biznes në Kosovë. Nëse e shohim mjedisin e jashtëm të kompanive në vitin 2018 ajo që na shfaqë si një nga barrierat kryesore për rritje dhe zhvillim të kompanive të vogla dhe të mesme është qasja në financa”.

“Në anën tjetër kur analizon barrierat e brendshme të kompanive, na del që në aspektin e planifikimit biznesor, orientimi strategjik edhe vet raportimit, kemi ngecje barriera të konsiderueshme, pra kompanitë tona në një problem të gjetjes së alternativave financiare, sidomos në investime afatgjate”, ka deklaruar Rukiqi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/407619390152710

Të ngjashme