Rukiqi i përgjigjet Muratit për buxhetin dhe pagat e RTK-së

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka i është përgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati në lidhje me çështjen  buxheteve, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi në konferencën për media ka thënë se kreyparlametnari por edhe ministri në detyrë i Financave po propagandojnë, duke shtuar se Kosova nuk i ka institucionet e saj dhe sa më shpejtë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të krijohen institucione e vendit.  

“Mungesa e shumicës ka prodhuar çdo problem tjetër përfshirë edhe komisionet parlamentare, në rregullin kushtetues dhe ligjor ka rend se kujt i takojnë komisionet parlamentare. Kosova nuk ka shumicë, nuk ka pozitë dhe opozitë dhe rrjedhimisht nuk ka as komisione që i takojnë pozitës dhe pozitës. E pashë ministrin në detyrë Hekuran Murati që vazhdimisht propagandon është e pa vërtetë. Sa i përket opsionit të punëtorëve të RTK ka mundësi Qeveria ka marrë vendim ka shpërnda 100 euro pa asnjë bazë ligjore ka mundësi e ka pasur një praktikë të tillë, të njëjtën një praktikë mund ta përdor pak që ta shtyj këtë problem për shkak se nuk i jep zgjidhje por ta shtyjë problemin. Por të jem i qartë  se pretendimet qoftë të kryepralamentarit apo ministrit në detyrë. Kosova nuk ka shumicë parlamentare, Kosova nuk ka institucione funksionale. Thirrja jonë është që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje dhe të kemi parlamentin deh qeverinë e cila mund të marrë vendime fuqiplota dhe meritore për situatat që janë emergjente. qoftë sa i përket buxheteve apo vendimeve që janë të rëndësishme”, ka thënë  Rukiqi.

Të ngjashme