Rukiqi i reagon Muratit për formularin për kthimin e shtesave: Një copëz e “luftës hibride”

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot më herët njoftoi se kanë krijuar një formular për ata që s’duan t’i marrin shtesat për këtë fundvit. Ky njoftim tërhoqi disa reagime.

Berat Rukiqi nga LDK ka ironizuar se edhe kjo është një “copëz e luftës hibride” – një akuzë që kryeministri Albin Kuti e bën ndaj opozitës dhe mediave.

“Qe edhe një copëz e “luftës hibride” nga Ministri i Financave”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai përmendi edhe situatën me rrymë, duke akuzuar ministrin Murati se nuk e ka këtë problem.

“Ky problem të rrymës nuk ka: si pengojnë as ndërprerjet e as faturat”.

Të ngjashme