Mosformimi i institucioneve të reja do të shkaktojë probleme në ekonominë vendëse, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online.
Sipas tij, deri në muajin prill mund të shfrytëzohet 1/3 e buxhetit, ngase siç thotë ai Qeveria në detyrë nuk e mund që të aprovojë buxhetit për këtë vit kalendarik.
“Ne tash jemi në limitet e shpenzimit të buxhetit dhe për këtë periudhë kohore që mundësohet edhe nga buxheti i viti të kaluar dhe normalisht që pritjet kanë qenë që shumë më shpejt të kemi një qeveri dhe nuk do të ishim në një situatë hipotetike sepse gjithmonë kur kemi paqartësi ligjore gjithmonë ka dy opinione si oponioni aktual i Ministrisë së Financave që thotë se nuk ka hapësirë ligjore se qeveria tash në dorëheqje të aprovoj projekt ligj buxheti që pastaj ta dërgoj në parlament dhe e vetmja që është e mundshme është që të shfrytëzohet kjo 1/3 e buxhetit që është deri në muajin prill”.
Sipas tij buxheti është instrumenti bazik për funksionimin e shtetit, prandaj edhe duhet që me urgjencë te formohet qeveria e re, raporton EO.
“…komisionet parlamentare dhe komisionet e parlamenti si tërësi aprovojnë një buxhet që mund të jetë një marrëveshje politike mes qeverisë në dorëheqje dhe partive që përfaqësohen në parlament dhe këto janë situata hipotetike dhe krejt çka mbetet në këtë fazë është që të shtohet apeli dhe urgjenca që partitë politike të gjejnë zgjidhje dhe ta formojnë qeverinë sa më shpejt që të mos bimë në një situatë të paqartësive ligjore dhe që të rrezikohet krejt funksionimi i shtetit. Buxheti është instrumenti bazik për me funksionuar mekanizmat shtetërore”.
Por sipas tij, nëse miratohet buxheti nuk rrezikohet ndonjë projekt kapital.
“Nëse miratohet buxheti nuk rrezikohet ndonjë projekt kapital sepse momentalisht nuk ka ndonjë projekt i cili është në rrezik të caktuar dhe nuk e shohë problematik që nëse miratohet në kohë të rrezikohet ndonjë projekt kapital. Por në mungesë të buxhetit nuk mundemi me fol për projekte kapitale”.
“Ne nuk e kemi buxhetin ende sepse buxheti ende nuk është miratuar sepse Qeveria e proklamime që do të jetë ka politika të tjera por ne sillemi diku 2.3 apo 2.4 miliardë euro”.